Igli Tare nuk dorëzohet, edon me çdo kush Jasharin tek Milani
I

Igli Tare nuk dorëzohet, edon me çdo kush Jasharin tek Milani

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, i cili zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është duke përshpejtuar lëvizjet në merkato me objektivin e radhës dhe ai është mesfushori i talentuar nga Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari.

22-vjeçari me origjinë shqiptare është kthyer në prioritet absolut për kuqezinjtë, të cilët kanë bërë një ofertë serioze për shërbimet e tij, 32 milionë euro në pagesë fikse dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar nga klubi belg, që kërkon të paktën 40 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit, Giorgio Furlani dhe Igli Tare, po përgatitin një ofertë të përmirësuar, transmeton AutoPortali.

Klubi është i gatshëm të rrisë komponentin fiks të pagesës në 35 milionë euro, duke ulur bonuset në vetëm 2 milionë, me qëllim për të ruajtur totalin në 37 milionë euro.

Kjo strategji shihet si një përpjekje për të afruar pozicionet mes dy klubeve dhe për të finalizuar sa më parë marrëveshjen.

Një element thelbësor që po i jep optimizëm drejtuesve të Milanit është vetë dëshira e Ardon Jasharit për t’u transferuar në “San Siro”.

Lojtari ka refuzuar ofertat e tjera në treg dhe ka bërë të qartë se prioriteti i tij i vetëm është kalimi në Serie A te Milani.

Veprimet e fundit të tij flasin qartë për këtë vendosmëri: ai është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës dhe ka munguar në ndeshjen e Superkupës që shënoi nisjen e sezonit të ri për Club Brugge – një sinjal i qartë i presionit që po ushtron për të finalizuar kalimin në Itali.

Me largimet e emrave si Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, Milani ka krijuar hapësirë të mjaftueshme financiare dhe taktike për të vijuar me afrimet.

Jashari shihet si një përforcim strategjik për mesfushën, që pritet të sjellë intensitet, kreativitet dhe qëndrueshmëri në një repart kyç.

Në Milano mbizotëron besimi se marrëveshja për Jasharin do të mbyllet brenda pak ditësh, duke përmbyllur me sukses një merkato verore ambicioze për klubin kuqezi./AutoPortali

TË FUNDIT