Inspektorët e Komunës së Gjilanit, kanë shqiptuar gjoba për dy subjektet afariste, kamionët e së cilave zhytën rrugët me beton, pas ankesave të qytetarëve.
Drejtoria e Inspekcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, pasi që automjetet e tyrekanë ndotur rrugët me beton.
“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thonë inspektorët e Komunës së Gjilanit.
Drejtorati për Inspekcion, njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin./KlanKosova.





