Inter-Atalanta, betejë për Lookmanin
I

Inter-Atalanta, betejë për Lookmanin

Ademola Lookman është kthyer në objektivin kryesor të Interit në këtë merkato verore. Sulmuesi nigerian ka dhënë dritën jeshile për transferimin në Milano dhe ka arritur marrëveshje personale me zikaltrit për një kontratë katërvjeçare me 4.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, negociatat me Atalantën mbeten të ndërlikuara. Oferta fillestare e Interit prej 40 milionë eurosh në formë huazimi me detyrim blerjeje është refuzuar. Klubi bergamask kërkon të paktën 50 milionë euro, i forcuar nga shitja e Reteguit për 65 milionë në Arabinë Saudite, shkruan AutoPortali.

Zikaltrit pritet të rrisin ofertën në 42-43 milionë euro plus bonuse, por edhe kjo mund të mos mjaftojë. Atalanta synon të përsërisë modelin e marrëveshjes me Juventusin për Koopmeiners, që shkoi mbi 57 milionë euro me bonuse.

Ndërkohë, Lookman po rikuperohet nga një dëmtim në pulpë dhe ka refuzuar interesimin e klubeve si Atletico Madrid, duke pritur vetëm Interin. Për të realizuar transferimin, klubi milanez mund të detyrohet të kryejë disa shitje për të siguruar fondet e nevojshme.

TË FUNDIT