Sulmuesi i Liverpoolit, Alexander Isak, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjike pas dëmtimit serioz të pësuar në këmbë.
Klubi anglez ka konfirmuar operimin, por nuk ka dhënë një afat të saktë për rikthimin e sulmuesit suedez në fushë.
Sipas njoftimit zyrtar, 26-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës, i cili përfshinte frakturë të fibulës, duke e detyruar të kalojë në operacion.
Megjithëse gjithçka ka shkuar mirë, Isak pritet të mungojë për disa muaj.
Dëmtimi ndodhi gjatë ndeshjes së fundit ndaj Tottenhamit, ku Isak u aktivizua nga stoli dhe rezultoi vendimtar për Liverpoolin.
i shënoi golin e fitores, por u faulua gjatë aksionit nga Micky van de Ven dhe nuk arriti ta vazhdonte takimin.
Sulmuesi u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor, ndërsa tashmë ka nisur procesin e rikuperimit. Mungesa e tij përbën një goditje të ndjeshme për Liverpoolin në vazhdim të sezonit./AutoPortali



