Ish-piloti s’ka dyshime: Verstappenit iu dhurua titulli për të ndalur Hamiltonin
I

Ish-piloti s’ka dyshime: Verstappenit iu dhurua titulli për të ndalur Hamiltonin

Dani Sullivan, ish-pilot i Formula 1 dhe ish-komisar i FIA-s, ka deklaruar se Michael Masi, me vendimet e tij kontroverse, i mohoi Lewis Hamiltonit fitimin e titullit të tetë botëror në garën vendimtare të sezonit 2021 në Abu Dhabi.

Hamilton mbërriti në Yas Marina me shansin historik për të kaluar Michael Schumacherin, por aksidenti i Nicholas Latifit në xhirot e fundit solli aktivizimin e Safety Car. Gara u rihap për një xhiro dhe Max Verstappen, me goma të reja, arriti ta parakalojë britanikun, duke fituar titullin e tij të parë botëror.

Vendimet e Masit u kritikuan ashpër, pasi ai lejoi vetëm disa makina të parakaluara të kalonin Safety Car-in, duke e lënë Verstappenin direkt pas Hamiltonit, i cili kishte goma shumë të konsumuara.

Sipas Sullivanit, kjo ishte vendimtare: “Me atë vendim, Masi praktikisht ia dhuroi kampionatin botëror Maxit”.

Sullivan pranon presionin e madh mbi drejtuesin e garës, por thekson se vendimi nuk ishte i drejtë, pavarësisht se Verstappen nuk bëri asgjë gabim.

Pas këtij episodi, FIA e largoi Michael Masin nga Formula 1. Aktualisht, ai mban postin e drejtorit të eventeve në kampionatin Repco NextGen NZ Championship në Zelandën e Re.

 

TË FUNDIT