Ismet Rexhepi jep lajmin e madh për Drag Race të tetorit
I

Ismet Rexhepi jep lajmin e madh për Drag Race të tetorit

Me të përfunduar Drag Race 2, drejtori i garës, Ismet Rexhepi, ka paralajmëruar diçka të madhe për Drag Race 3, garë e cila mbahet në tetor.

“Besoj që në tetor do të kemi garë shumë të mirë, sidomos në aspektin cilësor. Gjithsesi që ne kemi shumë respekt pës secilin garues që ka marrë pjesë jo vetëm në garën e që mbajtëm këto dy  ditë (2 e 3 gusht), por edhe në të kaluarën. Mirëpo, në tetor do të shkojmë edhe një hap më tutje. Kemi menduar që në garën e radhës t’i sjellim disa garues të dëshmuar në pistat evropiane, në mënyrë që gara të jetë më e fortë, më atraktive dhe që rrjedhimisht t’i kënaqë dashamirët e kësaj disipline”, ka thënë Rexhepi për AutoPortali.com.

Ai ka bërë të ditur se për realizimin e kësaj ideje, tashmë janë bërë hapat e parë.

“Tashmë i kemi vënë kontaktet me disa prej tyre dhe sinjalet janë shumë pozitive. Do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim dhe synimi ynë është që në tetor të kemi spektakël të madh. Gjithsesi deri atëherë do të punojmë shumë që gjithçka që varet të jetë në nivelin më të mirë”, ka shtuar Rexhepi.

Sipas kalendarit të garave të Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), Drag Race 3 do të mbahet më 11 e 12 tetor.

TË FUNDIT