Istog: Voziste veturën me një person të shtrirë mbi të, gjobitet nga Policia
I

Istog: Voziste veturën me një person të shtrirë mbi të, gjobitet nga Policia

Stacioni Policor në Istog, ka shqiptuar një tiketë ndaj një kundërvajtësi, i cili më 4 prill 2026 ka kryer një veprim të rrezikshëm në komunikacion, duke vënë në rrezik serioz jetën e një personi tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në momentin kur mbi veturë ishte i shtrirë një person tjetër. Ky veprim konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe në kundërshtim me rregullat e sigurisë në trafik, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT