Italia e ka harruar futbollin për shkak të tij, Antonelli po marshon drejt titullit në Formula 1
I

Italia e ka harruar futbollin për shkak të tij, Antonelli po marshon drejt titullit në Formula 1

Kimi Antonelli është bërë sensacion global. Ai ka fituar dy nga tri garat e para të sezonit dhe kryeson renditjen e përgjithshme, duke qenë piloti më i ri në histori që arrin këtë sukses. Në një intervistë për “Bild”, 19-vjeçari i Mercedes foli për fillimin e sezonit, ambiciet për titull dhe këshillat nga Lewis Hamilton, vendin e të cilit e ka zënë në ekip.

Pas zhgënjimeve të kombëtares së futbollit, vëmendja në Itali është kthyer te talenti nga Bolonja, i cili po entuziazmon tifozët. Vetë Antonelli e vlerëson fillimin e sezonit me “8.5 nga 10”, duke pranuar disa gabime në Australi, Kinë dhe Japoni, por mbetet shumë i kënaqur me pole position-in dhe fitoren e parë në karrierë.

Ai e përshkroi suksesin si një ëndërr të realizuar, duke zbuluar se mori mbi 1000 mesazhe urimi pas fitores në Shangai. Ndër më të veçantat ishin ato nga idhulli i tij Valentino Rossi dhe nga Jannik Sinner, i cili madje ia dedikoi një fitore.

 

Megjithatë, Antonelli paralajmëron për rrezikun e famës dhe thotë se përpiqet të qëndrojë i fokusuar duke kufizuar rrjetet sociale. Pavarësisht mungesës së eksperiencës krahasuar me pilotë si George Russell, ai beson se ka potencial për t’u bërë kampion bote.

Italiani zbuloi se ka marrë këshilla edhe nga Max Verstappen dhe Hamilton, ndërsa ky i fundit i ka thënë të mbetet vetvetja dhe të shijojë garat. “Çdo fundjavë mëson diçka të re dhe është e rëndësishme të argëtohem”, përfundoi Antonelli.

TË FUNDIT