Iwasa “rrezikon” dy pilotët e Red Bullit
I

Iwasa “rrezikon” dy pilotët e Red Bullit

Inxhinieri i garës së Ayumu Iwasa-s beson se kampioni i ri i Super Formulas ka potencial të jetë më i mirë në Formula 1 sesa Yuki Tsunoda. Iwasa fitoi titullin pas një fundjave të fortë në Suzuka, me dy pole pozicione dhe një fitore që i dhanë atij epërsinë ndaj kampionit në fuqi Sho Tsuboi.

Iwasa ka qenë pilot rezervë dhe drejtues simulimi për ekipet e Red Bullit në F1, por megjithatë nuk duket pranë një vendi garues, edhe pse e ardhmja e Tsunoda-s dhe Liam Lawson është e pasigurt.

Sipas inxhinierit Tomohiko Koike, Iwasa ka jo vetëm aftësi më të pjekura në drejtim, por edhe një kuptim teknik shumë më të thellë, duke e bërë atë më të kompletuar se Tsunoda.

“Iwasa po përmirësohet vazhdimisht. Është e lehtë ta imagjinosh në F1. Mendoj se do të ishte më i mirë se Tsunoda”, tha Koike.

Iwasa, i pyetur për planet e vitit 2026, u tregua i rezervuar, duke thënë se ende nuk e di se çfarë do të ndodhë, por se do të përpiqet të shfrytëzojë në maksimum vlerën e titullit të kampionit.

Nga ana tjetër, Tsuboi pranoi se “ky ishte viti i Iwasa-s”, duke theksuar se rivali i tij kishte humbur pikë vetëm për shkak të problemeve mekanike dhe se meritonte titullin edhe më herët.

TË FUNDIT