Izraeli lëshon urdhër që banorët libanezë të largohen nga fshatrat për të shpëtuar
I

Izraeli lëshon urdhër që banorët libanezë të largohen nga fshatrat për të shpëtuar

Ushtria izraelite ka lëshuar një mesazh tjetër që banorët në mbi 20 fshatra libaneze duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për t’iu shmangur sulmeve.

Mesazhi i Avichay Adraee thotë se ushtria izraelite “nuk ka ndërmend t’ju dëmtojë”, por pretendon se “aktivitetet e Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tij me forcë” dhe u thotë njerëzve në fshatrat e listuara ta “shpëtojnë jetën e tyre” duke lëvizur.

“Kushdo që ndodhet pranë elementëve, instalimeve dhe pajisjeve luftarake të Hezbollahut, rrezikon jetën e tij. Çdo shtëpi e përdorur nga Hezbollahu për nevojat e tij ushtarake pritet të jetë në shënjestër. Evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja. Kini kujdes, nuk duhet të shkoni në jug. Çdo lëvizje drejt jugut mund t’ju vërë në rrezik”.

Mesazhi përfundon duke u thënë qytetarëve libanezë se do të njoftohen “kur është e sigurt të ktheheni në shtëpi”./GazetaExpress/

TË FUNDIT