Jannik Sinner përjetoi një “hot lap” me Kimi Antonellin
J

Jannik Sinner përjetoi një “hot lap” me Kimi Antonellin

Ylli i tenisit Jannik Sinner, fans i madh i Formula 1, ishte i ftuar në Abu Dhabi për garën finale të sezonit 2025, ku përjetoi një hot lap me pilotin e Mercedes-it, Andrea Kimi Antonelli, në një Mercedes-AMG GT 63 në pistën Yas Marina.

Para xhiros, Sinner tha se i pëlqejnë makinat dhe shpejtësia, ndërsa gjatë udhëtimit u shfaq i impresionuar nga qetësia dhe kontrolli i Antonellit mbi makinën, duke e krahasuar këtë me mënyrën se si ai vetë kontrollon lojën në tenis. Antonelli i shpjegoi se rrahjet e zemrës së pilotëve gjatë garës mund të arrijnë deri në 180 në minutë.

Dy sportistët janë miq të mirë, gjë e dukshme edhe nga takimi i mëparshëm në ATP Finals në Torino, ku Antonelli ndoqi fitoren e Sinner ndaj Carlos Alcaraz. Të dy kanë shprehur dëshirën që gjatë pushimit dimëror të Formula 1 të organizojnë një garë me karting.

TË FUNDIT