Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuan 40 aksidente trafiku, një i vdekur
J

Javën e kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuan 40 aksidente trafiku, një i vdekur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar ka shqiptuar 1548 gjoba dhe ka pezulluar 13 patentë shoferë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 40 aksidente, një me fatalitet, raporton Gazeta Express, përcjell AutoPortali.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor – Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” – Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e raportuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.”

TË FUNDIT