Jetmir Kojqiqi fitues i garës së gjashtë
J

Jetmir Kojqiqi fitues i garës së gjashtë

Gara e gjashtë e Kampionatit të Kosovës në Formula 1 Sim solli emocionet e garës më ikonike të kalendarit, pistën e ngushtë dhe sfiduese të Monakos.

Në ambientet e Sim Race Kosova, nën patronatin e Eurogoma Racing Team, pilotët treguan aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tyre në një prej garave më të vështira të sezonit.

Jetmir Kojqiqi shkëlqeu duke marrë “pole position” dhe duke e udhëhequr garën nga fillimi deri në fund, pa lënë hapësirë për rivalët.

Lideri i kampionatit, Enver Suhodolli, arriti të sigurojë vendin e dytë, ndërsa Doan Karabeg vazhdoi formën e tij të fortë me podiumin e tretë rresht, duke u renditur i treti.

Leon Berisha u ndal në vendin e katërt, ndërsa Valdrin Berbatovci kompletoi pesëshen e parë. Gara e Monakos edhe një herë tregoi se pse konsiderohet një sfidë klasike dhe pse mbetet ndër më të veçantat në botën e motorsportit.

TË FUNDIT