Joan Mir tregon pritshmëritë e Hondës
J

Joan Mir tregon pritshmëritë e Hondës

Piloti i Hondës, Joan Mir, tha se pritshmëritë për fundjavën e Çmimit të Madh të Portugalisë janë rritur pas podiumit që arriti në Sepang, një pistë që zakonisht nuk i përshtatet motorit Honda.

Spanjolli përfundoi i treti në garën e fundit në Malajzi, podiumi i tij i dytë në katër gara dhe theksoi se kjo tregon përmirësimin e madh të Honda RC213V.

“Në Sepang zakonisht kemi vështirësi, ndaj podiumi atje ishte shumë i rëndësishëm. Tani besimi ynë është në nivelin më të lartë të sezonit”, tha Mir.

Ai shtoi se po jep më shumë në garë, pasi makina tashmë është më konkurruese.

“Kur ke mundësi të luftosh për diçka që ia vlen, natyrshëm jep më shumë. Ne po përpiqemi të bëjmë fundjava perfekte për të arritur rezultate të mëdha”.

Mir pranoi se në Portugali do të kërkojë më shumë qëndrueshmëri sesa spektakël në pistë.

“Nëse duam vazhdimësi, duhet të qetësohemi pak. Nuk mund të sulmosh 120 për qind gjatë gjithë garës”.

Ai përmendi edhe përmirësimet e Hondës në shpejtësi, duke theksuar se motori është shumë më i balancuar se më parë.

TË FUNDIT