Dacia ka nxjerrë një ofertë të pazakontë për modelin Jogger, që ka sjellë radhë në sallonet e shitjes. Promocioni, i cili skadon më 1 shtator, ka gjeneruar interes të madh falë kushteve të favorshme të financimit dhe çmimit të ulët të nisjes.
Jogger konsiderohet si një nga monovolumet më praktike të tregut evropian, duke kombinuar çmimin konkurrues me hapësirën e gjerë dhe funksionalitetin, shkruan Reportmotori, transmeton AutoPortali.
Automjeti ka gjatësi prej 455 cm, gjerësi 178 cm dhe lartësi 167 cm, duke ofruar mundësinë e homologimit si në version pesë vendësh ashtu edhe shtatë vendësh.
Modeli ofrohet me motorizime benzine, GPL dhe Full Hybrid, për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të konsumatorëve.
Varianti më i kërkuar është ai me impiant GPL, i pajisur me motor trecilindrash 1.0 litër që prodhon 101 kuaj fuqi dhe arrin një shpejtësi maksimale prej 175 km/h. Çmimi i listës nis nga 18.100 euro.
Oferta financiare përfshin një parapagim prej 6.450 eurosh, pasuar nga 36 këste mujore me vlerë 145 euro secila. Norma e interesit është TAN 4,49% dhe TAEG 6,01%. Në fund të periudhës së financimit aplikohet një këst final prej 12.488 eurosh.
Kjo skemë e konsideruar shumë e favorshme ka nxitur interesin e blerësve, duke gjeneruar fluks në sallonet e Dacia-s në Itali.
Me afatin që përfundon në fillim të shtatorit, kompania rumune synon të rrisë më tej suksesin e një modeli që tashmë shihet si bestseller në segmentin e vet. /AutoPortali