Jones fitoi titullin, brezin ia dorëzoi Presidentit Trump (VIDEO)
J

Jones fitoi titullin, brezin ia dorëzoi Presidentit Trump (VIDEO)

Jon Jones fitoi titullin kampion të peshave të rënda të UFC-së, ndërsa në mesin e shikuesve ishte edhe  Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, në eventin kryesor të UFC 309 në Madison Square Garden, që u zhvillua të shtunën mbrëma.

Pasi detyroi kundërshtarin e tij Stipe Miocic të tërhiqej, Jones bëri një shfaqje në oktagon gjatë dorëzimit të brezit të artë.

“Dua t’i them një falënderim të madh, shumë të madh Presidentit Donald Trump që ishte këtu sonte”, tha Jones, duke shkaktuar një ovacion nga publiku që shpërtheu në një brohoritje: “SHBA! SHBA!”.

Në atë moment, Jones doli nga ringu dhe vrapoi drejt presidentit të sapozgjedhur, i cili ishte në rreshtin e parë së bashku me Elon Musk, i zgjedhur nga Trump për të udhëhequr Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë dhe Robert Kennedy Jr., zgjedhja e Trump për të udhëhequr  Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në administratën e tij të ardhshme.

Jones i dha atij rripin si një gjest simbolik për të nënvizuar atë triumf të dyfishtë. Jones ishte një nga mbështetësit e mëdhenj të Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore së bashku me atletët e tjerë amerikanë.

TË FUNDIT