Jorge Martin synon të rikthehet në luftën për titullin në MotoGP në sezonin e tij të dytë me Aprilian, pas një viti 2025 shumë të vështirë të shënuar nga dëmtime dhe operacione.
“Ndjehem mirë dhe jam gati për atë që po vjen”, tha Martin gjatë prezantimit të ekipit, duke theksuar se ka punuar fort gjatë dimrit për t’u rikthyer në formë. Ai pranon se duhet ende kohë për t’u përshtatur plotësisht me motorin, por mbetet optimist.
“Për këtë jam kontraktuar, për të fituar titullin. Prandaj do të luftoj deri në fund”, u shpreh ai, duke shtuar se Aprilia ka ambicien dhe potencialin për të konkurruar me Ducati-n.
Aktualisht, Marco Bezzecchi ka një avantazh në ekip pasi e njeh më mirë motorin, ndërsa Martin për momentin është i fokusuar vetëm te sezoni dhe jo te e ardhmja e tij.



