Junik: Dëmtohen 11 autobusë, humbjet kapin shifrën prej 50 mijë euro
J

Junik: Dëmtohen 11 autobusë, humbjet kapin shifrën prej 50 mijë euro

Njëmbëdhjetë autobusë të një kompanie private në Junik janë dëmtuar në parkingun e kompanisë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të dielën pasdite. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për teve1.info, se sipas vlerësimit të kompanisë dëmi llogaritet të jetë rreth 50 mijë euro, përcjell AutoPortali.

“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka treguar se në parkingun e kompanisë “Juniku Reisen” i janë dëmtuar 11 autobus”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

TË FUNDIT