Ka ndërruar jetë në QKUK personi i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje më 31 gusht në Mitrovicë.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë ishte goditur nga një veturë në lëvizje, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor. I njëjti si pasojë e lëndimeve të marra më 29.09.2025 ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, përcjell AutoPortali.