Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale, shihet një veturë duke lëvizur në drejtim të kundërt brenda një rrethrrotullimi në kryeqytet, shkruan AutoPortali.
Ngjarja është filmuar në njërin nga rrethrrotullimet e Prishtinës dhe tregon qartë momentin kur shoferi, në vend që të ndjekë rrjedhën e trafikut, bën një “rreth brenda rrethit” duke vozitur në kah të kundërt dhe duke rrezikuar përplasjen me mjete të tjera.
Rastet e tilla janë dëshmi e qartë e nevojës për masa më të rrepta ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, veçanërisht në zonat urbane ku rreziku për aksidente është i lartë. /AutoPortali



