Kalle Rovanpera me parashikim për vitin 2027 në WRC 
K

Kalle Rovanpera me parashikim për vitin 2027 në WRC 

Kampioni dy herë i botës, Kalle Rovanpera, do të rikthehet në WRC në vitin 2027, pas një viti pushim nga garat. Ai do të garojë me Toyota-n, duke përdorur modelin e ri GR Yaris.

Rregullat e reja do të sjellin makina Rally1 me 300 kuaj fuqi, më të ngadalta se gjenerata aktuale dhe me performancë pak më të mirë se makinat Rally2.

“Është një ndryshim i madh. Rregullat janë të reja për të gjithë dhe të gjithë do të nisin nga zero. Askush nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Rovanpera.

Finlandezi pranoi se përshtatja me makinën e re do të jetë sfiduese, por shprehu kënaqësinë për testimet e para.

Ndërkohë, bashkëpiloti i tij te Toyota, Ott Tanak, i cili ka punuar gjatë këtij viti në zhvillimin e makinës së re, konsiderohet një nga favoritët për titullin e vitit 2027.

Orari i saktë i garave në të cilat Rovanpera do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm ende nuk është bërë publik.

TË FUNDIT