Kamioni del nga rruga në autostradën e Prizrenit, trafiku bllokohet
K

Kamioni del nga rruga në autostradën e Prizrenit, trafiku bllokohet

Një vetaksident ka ndodhur të martën në autostradën e Prizrenit, ku një kamion është rrokullisur.

Lajmin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Më 07.10.2025, rreth orës 10:45, në rrugën që del nga tranziti i vjetër, në drejtim të autostradës – dalja Veri, ka shkaktuar vetaksident me dëme materiale dhe, me këtë rast, ka bllokuar plotësisht qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor”, ka thënë ai.

Bytyqi ka theksuar se patrulla policore është dërguar në këtë lokacion dhe janë duke u ndërmarrë veprimet përkatëse lidhur me rastin.

TË FUNDIT