Kapet sërish me telefon gjatë vozitjes, shoferi i autobusit në Prishtinë mbetet pa patentë
K

Kapet sërish me telefon gjatë vozitjes, shoferi i autobusit në Prishtinë mbetet pa patentë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes përmes monitorimit të vazhdueshëm me kamera në kryeqytet. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjobë.

Pas verifikimit, është konstatuar se kjo është hera e dytë që shoferi shkel rregullat, ndaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh, raporton GazetaExpress, përcjell AutoPortali.

I njëjti është dënuar me gjobë 200 euro.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht ata të transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes.

TË FUNDIT