Këto janë makinat që do të ofrojnë marshin manual edhe në vitin 2026
K

Këto janë makinat që do të ofrojnë marshin manual edhe në vitin 2026

Nga veturat ekonomike për përdorim të përditshëm, deri te SUV-të dhe modelet sportive të rangut të lartë, transmetimi manual po bëhet gjithnjë e më i rrallë por jo i zhdukur. Për adhuruesit e vërtetë të tre pedaleve, ja çfarë do të mbetet në dispozicion në vitin 2026.

Nuk ka kaluar shumë kohë që modelet me marshe manuale ishin opsion bazë, ose përforcim për performancë, në shumë makina, kamionë dhe SUV.

Për vite me radhë, transmetimi manual konsiderohej më efikas për makinat prodhim-seri. Por kohët kanë ndryshuar, shkruan Autoblog, transmeton AutoPortali.

Disa prodhues ende ofrojnë disa modele me marsh manual, por shumë të tjerë e kanë hequr plotësisht këtë opsion. Edhe shumë prej makinave sportive ekzotike nuk e ofrojnë më.

Aktualisht, vetëm Porsche mban ende në ofertë disa modele me marshe manuale, ndërsa Lamborghini, Ferrari dhe Maserati e kanë hequr krejtësisht këtë alternativë.

Sipas statistikave të fundit, në SHBA, vetëm rreth 4% e veturave të reja blihen me transmetim manual. Edhe pse kjo shifër është minimale, disa marka po i qëndrojnë besnike kësaj teknologjie klasike.

Më poshtë është lista e veturave që do të jenë të disponueshme me marshe manuale në vitin 2026:

Acura Integra Type S

Një hatchback sportiv me performancë të lartë, që vjen standard me një transmision manual 6-shpejtësish në versionet Type S. Ky është modeli i vetëm aktual i Acura që ofrohet me marshe manuale. Modeli A-Spec me 200 kuaj fuqi e ofron si opsion, ndërsa në Type-S me 320 kuaj fuqi është standard.

BMW M2 dhe BMW M2 CS

M2 dhe versioni më i fuqishëm, M2 CS, do të vazhdojnë të ofrohen me marsh manual deri në vitin 2026. Të dy janë coupe sportive të fuqishme, me edicionin CS që vjen i limituar.

BMW M3

Modeli standard i M3 do të vijë me marsh manual me gjashtë shpejtësi, ndërsa versioni M3 Competition do të ofrohet vetëm me automatik me tetë shpejtësi.

BMW M4

Edhe ky model sportiv do të ofrojë marsh manual me gjashtë shpejtësi në versionin standard. Varianti M4 Competition, nga ana tjetër, ofrohet vetëm me marsh automatik.

BMW Z4 M40i

Roadster-i i vogël vjen me marsh manual përmes paketës “Handschalter”. Megjithatë, në versionin standard, vjen me marsh automatik me tetë shpejtësi.

Cadillac CT4-V Blackwing

Një sedan sportiv me motor V6 bi-turbo prej 3.6 litrash dhe 472 kuaj fuqi, i cili ofron në standard marsh manual me gjashtë shpejtësi dhe në opsion një automatik me 10 shpejtësi.

Cadillac CT5-V Blackwing

Mjeti më i fuqishëm i GM që ofron ende marsh manual. Me 668 kuaj fuqi dhe motor V8, vjen në standard me marsh manual, ndërsa automatikun me 10 shpejtësi e ka si opsion.

Ford Bronco

Disa versione të SUV-it të madh vijnë me marsh manual me 7 shpejtësi, por vetëm kur pajisen me motorin bazë 2.3 litra EcoBoost.

Ford Mustang GT dhe Dark Horse

Versionet me motor V8 të Mustang ofrohen me marsh manual me 6 shpejtësi. Ndërsa variantet me motor 4 cilindër turbo vijnë vetëm me marsh automatik me 10 shpejtësi.

Honda Civic Si

Sedani sportiv me motor 1.5 turbo vjen vetëm me marsh manual. Nuk ofrohet asnjë opsion automatik.

Honda Civic Type R

Versioni më ekstrem i Civic me motor 2.0 turbo dhe 315 kuaj fuqi ofrohet ekskluzivisht me marsh manual me 6 shpejtësi.

Jeep Wrangler

Versioni me motor V6 i Wrangler ofrohet ende me marsh manual me 6 shpejtësi. Modelet Gladiator, 4Xe dhe 392 nuk e kanë më këtë opsion.

Kia Forte GT

Edhe pse Kia do të ndalojë prodhimin e Forte në 2025, disa njësi me marsh manual do të jenë ende në shitje gjatë 2026.

Lotus Emira (V6)

Modeli me motor V6 (nga Toyota) ofrohet me marsh manual me 6 shpejtësi. Motori tjetër, 2.0 turbo nga AMG, ofrohet vetëm me marsh automatik me 8 shpejtësi me dy kapëse.

Mazda 3 Hatchback 2.5 S Premium

I vetmi version i Mazda 3 që ofron marsh manual është ky, pa turbo dhe me traksion para. Çdo konfigurim tjetër vjen me marsh automatik.

Mazda MX-5 Miata

Roadster-i ikonik vazhdon të ofrohet me marsh manual në të gjitha versionet. Automatik është opsional. Kuriozitet: shumë mjete të tjera, si Morgan Super 3 dhe Polaris Slingshot, përdorin të njëjtin marsh manual të Miata-s.

Nissan Z

Kupja me motor V6 bi-turbo ofrohet me marsh manual vetëm në versionet Sport dhe Performance. Nismo Z nuk ka këtë opsion. Do të jetë e vetmja Nissan në SHBA me këtë lloj transmetimi.

Porsche 718 Cayman dhe Boxster

Modelet bazë, T, S, GTS dhe Spyder RS ofrohen me marsh manual me 6 shpejtësi. Në opsion ofrohet edhe marsh automatik PDK me 7 shpejtësi.

Porsche 911 Carrera T dhe 911 GT3

Janë të vetmet variante të 911 që do të ofrojnë marsh manual në 2026. Modelet e tjera, përfshirë edhe GTS-in me sistem hibrid, vijnë vetëm me automatik PDK me 8 shpejtësi.

Subaru Impreza Base

Versionet bazë të Impreza-s ofrohen ende me marsh manual me 6 shpejtësi dhe traksion të katërfishtë standard. Opsioni tjetër është CVT (transmetim me variator të vazhdueshëm).

Subaru BRZ

Kupja me traksion pas ofrohet me marsh manual me 6 shpejtësi në të gjitha versionet. Automatik është opsional.

Toyota GR Corolla

Hatchback-u sportiv me traksion të katërfishtë vjen me marsh manual me 6 shpejtësi si standard. Tani ofrohet edhe një marsh automatik 8-shpejtëshe i quajtur “GAZOO Racing Direct”.

Toyota GR86

I ngjashëm teknikisht me Subaru BRZ, vjen me marsh manual si standard. Automatik me 6 shpejtësi dhe levë paddle është opsional.

Volkswagen Jetta GLI

Pas ndalimit të versionit manual për GTI-n, Jetta GLI është modeli i fundit i Volkswagen në SHBA që ofron marsh manual. Si alternativë ka marsh DSG me 7 shpejtësi.

Adhuruesit e transmetimit manual kanë pësuar një goditje të madhe këtë vit pasi MINI hoqi nga prodhimi të gjitha modelet me marshe manuale, duke kaluar tërësisht te automatikët me 7 shpejtësi dhe dy kapëse. Po ashtu, Toyota Tacoma (e fundit që ofron marsh manual për pickup-ët jo-hibrid) nuk është përfshirë në këtë listë.

Gjithsesi, edhe pse lista është e shkurtër, dashamirët e “tre pedalëve” ende kanë opsione për të ndërruar marshet me dorë. /AutoPortali

TË FUNDIT