Kim Kardashian e Lewis Hamilton zyrtarizojnë romancën e tyre
K

Kim Kardashian e Lewis Hamilton zyrtarizojnë romancën e tyre

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton janë shfaqur publikisht si çift gjatë “Super Bowl LX”, të mbajtur në stadiumin “Levi’s” në Santa Klara, Kaliforni.

Pamjet e çiftit nga tribuna u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke i dhënë fund thashethemeve për një lidhje mes tyre.

Kardashian, 45 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një pamje elegante, ndërsa shihej duke biseduar dhe buzëqeshur me pilotin 41-vjeçar të Ferrarit. Paraqitja e tyre u komentua gjerësisht pasi u transmetua në ekran gjatë transmetimit ndërkombëtar.

Edhe pse miq prej vitesh, çifti raportohet se e ka çuar marrëdhënien në një tjetër nivel pas një udhëtimi romantik në Evropë. Burime pranë tyre bëjnë të ditur se Kim dhe Lewis po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë bashkë, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.

Romanca e tyre vjen pas lidhjeve të mëparshme shumë të përfolura mes tyre dhe duket se tashmë është bërë publike në skenën më të madhe të sportit amerikan.

TË FUNDIT