Kjo është gjendja e një rruge në Malishevë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente (FOTO)
K

Kjo është gjendja e një rruge në Malishevë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente (FOTO)

Ka dy javë që banorët e Malishevës po përballen me gjendje të mjerueshme të rrugës transit, rreth 200 metra afër qendrës së qytetit.

Një banor, tha për Klankosova.tv se kjo rrugë bëhet e pakalueshme, sidomos kur ka reshje të shiut, përcjell AutoPortali.

“Gropa të mëdha të mbushura me ujë, baltë dhe zhavorr i lirë po shkaktojnë dëmtime të vazhdueshme në automjete dhe rrezik serioz për aksidente. Kjo situatë është e papranueshme për banorët dhe për të gjithë ata që e përdorin këtë rrugë çdo ditë”, tha ai për redaksinë.

I njëjti, në emër të qytetarëve të tjerë, kërkoi ndërhyrje urgjente nga autoritetet përgjegjëse për rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge sa më parë.

TË FUNDIT