Me pasuri të shumta natyrore, mikpritjen e banorëve të zonës si dhe investimet në infastrukturë, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë në çdo stinë.
Kryeministri Edi Rama, publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga Kolonja, teksa shkruan “me Kolonjën e Rilindur, tanimë destinacion turistik”.
Natyra e bukur, ushqimet tradicionale dhe bujtinat karakteristike kanë bërë për vete shumë turistë të huaj që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë.
Ndikim në zhvillimin e agroturizmit në Kolonjë kanë dhënë edhe investimet në infrastrukturë, ku nga Korça sot mund të shkosh drejt Ersekës, kryeqendra e Kolonjës, vetëm për 30 minuta.
Malet e Kolonjës, si ai i Gramozit, me lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës./ATSH.



