Kombëtarja e Kosovës është nisur sot (e enjte) drejt Bazelit, ku do të përballet me Zvicrën në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.
Pas disa ditësh përgatitje intensive, ekipi ka udhëtuar drejt Zvicrës me motivim të lartë dhe besim në një paraqitje të denjë kundër një kundërshtari me përvojë si Zvicra, transmeton AutoPortali.
Atmosfera brenda skuadrës është raportuar shumë pozitive, gjë që vërehet edhe në pamjet dhe fotografitë e publikuara nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Përballja e shumëpritur me “Helvetikët” do të zhvillohet të premten në mbrëmje në stadiumin “St. Jakob-Park” në Bazel, me fillim nga ora 20:25.
Ky takim pritet me interes të madh nga tifozët “Dardanë”, të cilët shpresojnë në një rezultat pozitiv që do të jepte sinjal të fortë për synimet e Kosovës në këtë cikël kualifikues.




