Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike.
“E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës, përcjell AutoPortali.
Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton qytetarët e Prishtinës se pas një periudhe të zgjatur me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike, i cili do të ndikojë edhe në vendin tonë.
• Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.
• Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare
• Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë
• Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era
• Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit
• Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme



