Konsumimi i cigareve dhe pijeve alkoolike ende vazhdon në palestrat sportive në Kosovë, reagon FBK-ja
K

Konsumimi i cigareve dhe pijeve alkoolike ende vazhdon në palestrat sportive në Kosovë, reagon FBK-ja

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka reaguar lidhur me disa parregullsi të vërejtura gjatë zhvillimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar mosrespektimin e ligjeve në fuqi sa i përket konsumimit të duhanit dhe pijeve alkoolike në palestra sportive.

Sipas njoftimit zyrtar të FBK-së, gjatë disa ndeshjeve është konstatuar konsumim i duhanit, përfshirë edhe cigaret elektronike dhe “vape”, si dhe prani e pijeve alkoolike në hapësirat e brendshme të palestrave, gjë që bie ndesh me legjislacionin aktual.

Federata ka rikujtuar se, në bazë të ligjeve në fuqi, ndalohet rreptësisht në të gjitha hapësirat e mbyllura të palestrave sportive.

Në fund të njoftimit, Federata e Basketbollit të Kosovës ka kërkuar që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze, duke apeluar për respektim të plotë të ligjit dhe ruajtje të rendit në ngjarjet sportive. /AutoPortali

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se gjatë disa ndeshjeve është vërejtur mosrespektim i ligjeve në fuqi sa i përket konsumimit të duhanit, përfshirë cigaret elektronike dhe vape, si dhe pijeve alkoolike në palestra sportive.

Rikujtojmë se, sipas ligjeve në fuqi, në të gjitha hapësirat e brendshme të palestrave sportive ndalohet rreptësisht:

– Konsumimi i duhanit, përfshirë cigaret elektronike apo “vape”

– Futja, konsumimi dhe shitja e pijeve alkoolike.

Këto rregulla vlejnë për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet zyrtare të FBK-së dhe janë obligative për të gjitha klubet organizatore.

Kërkojmë që këto rregulla të zbatohen në mënyrë rigoroze.

Me respekt,

Federata e Basketbollit të Kosovës

TË FUNDIT