Kosova e ka mbyllur me fitore ciklin e sivjetmë në Ligën e Kombeve, pasi në ndeshjen e fundit ka shënuar fitore ndaj Lituanisë me rezultat 1:0.
Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që shumë shpejt arritën të zhbllokojnë rezultatin.
Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.
Vetëm tre minuta më vonë, Kosova kaloi në epërsi.
Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pasoi te Vedat Muriqi, i cili gjeti Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.
Në minutat në vazhdim ishin lituanët që kërkonin golin nga kundërsulmet.
Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Muharrem Jasharit, nga VAR u konsiderua si e rrezikshme, duke e përjashtuar nga loja mesfushorin.
Pjesa e dytë iu takoi mysafirëve, pasi Dardanët hasën në vështirësi shkaku i një lojtari më pak në fushë.
Megjithatë, rastin e parë e kishte Kosova, kur Vedat Muriqi, gjuajti me kokë në minutën e 53-të, por portieri priti me mund.
Në minutën e 65-të, në dy raste, Lituania iu afrua golit me Paulius Golubickas dhe Vykintas Slivka, rrezikojnë, por Aro Muric ishte në vend.
Pas tre minutash Slivka kishte rastin të mirë në ndeshje, ku ai gjuan bukur me kthim, por Arijanet Muric bën pritje të madhe.
Në minutën e 72-të, Gvidas Gineitis, goditi dy herë shtyllën, duke ia rrezikuar fitoren Dardanëve.

Në dhjetë minutat e fundit, Kosova arriti ta menaxhojë mirë lojë dhe mori fitoren e katërt.
Rumania është lider me 15 pikë, ndërsa Kosova e mbyll si e dyta me 12 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga UEFA.
Rezultatet:
Kroacia – Portugalia 1:1
Polonia – Skocia 1:2
Serbia – Danimarka 0:0
Spanja – Zvicra 3:2
KOSOVA – Lituania 1:0
Rumania – Qipro 4:1
Bullgaria – Bjellorusia 1:1
Luksemburgu – Irlanda V. 2:2
Lihtenshtajn – San Marino 1:3



