Kosova hoqi kufizimet për produktet serbe, reagon Vuçiç: Lajm i mirë
K

Kosova hoqi kufizimet për produktet serbe, reagon Vuçiç: Lajm i mirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se pret që autoritetet e Kosovës të “bëjnë më të mirën” për të parandaluar qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve serbe, pavarësisht heqjes së ndalesës për produktet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdare.

“Është e rëndësishme për ekonominë serbe, por a do ta bëjnë më të mirën për të vënë bllokada – po. Ai do t’i shpikë tani skanerët, dhe do të presë për 22 muaj tjerë, dhe do të shpikë diçka tjetër”,  tha Vuçiç më 7 tetor.

Kurti ka bërë të ditur më herët gjatë ditës së autoritetet e Kosovës e kanë hequr ndalesën në mallrat prej Serbisë në pikën në Merdare, dhe deri në arritje të skanerëve të avancuar, do të kryhen kontrolle të rrepta për të parandaluar hyrjen e çdo malli që mund të rrezikojë sigurinë e vendit.

Sipas Kurtit, masa kufizuese nuk ka qenë asnjëherë tregtare, por masë e sigurisë.

“Ne duhet të ndërmarrim masa të sigurisë, asnjëherë masa tregtare… ne besojmë që ndryshimi i masës është mëse i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA, dhe të hënën në Proces të Berlinit, të kemi sukses të plotë”.

TË FUNDIT