Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë kombëtare evropiane
K

Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë kombëtare evropiane

Sipas platformës Football Meets Data, Kombëtarja e Kosovës ka perspektiva optimiste për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, e cila për herë të parë në histori do të organizohet në tri vende – SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Sipas këtyre parashikimeve, në gjysmëfinalen e play-off-it Kosova do të përballet me Sllovakinë, ku vlerësohet se ka rreth 41% gjasa për të kaluar këtë raund dhe për të vazhduar garën për një vend në Botëror.
Në rast fitoreje, tri ditë më vonë Kosova do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” fituesin e përballjes mes Turqisë dhe Rumanisë, ku sipas projeksioneve ka rreth 20% shanse për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.
Football Meets Data thekson se gjasat e Kosovës për kualifikim janë më të mira se të disa kombëtareve të tjera evropiane, përfshirë Suedinë, Irlandën, Shqipërinë, Bosnjën, Rumaninë, Irlandën e Veriut dhe Maqedoninë e Veriut.
Këto kombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë që fillimisht përballet me Poloninë, kanë sipas parashikimeve gjasa më të ulëta për kualifikim se sa Dardanët.
Këto parashikime sjellin optimizëm për tifozët kosovarë, duke treguar se ekipi aktual ka mundësi reale për të bërë histori dhe për të debutuar në festivalin më të madh të futbollit botëror./AutoPortali

TË FUNDIT