Kombëtarja e Kosovës ka përjetuar një nga muajt më të suksesshëm që prej pranimit në arenën ndërkombëtare, falë fitores së madhe 2-0 ndaj Suedisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pas një fillimi të vështirë në muajin shtator, ku u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 nga Zvicra, Dardanët reaguan fuqishëm, duke zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer ndaj Suedisë dhe duke ruajtur shpresat për kualifikim në Botëror.
Fitorja ndaj skandinavëve jo vetëm që i ka ringjallur ëndrrat e tifozëve, por ka sjellë edhe një ngritje historike në ranglistën e FIFA-s, ku Kosova është ngjitur me katër pozita, nga vendi i 95-të në të 91-in – pozita më e lartë që nga anëtarësimi në FIFA në vitin 2016.

Shqipëria gjithashtu ngjitet në renditje
Përmirësim ka shënuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila ka marrë dy fitore minimale në muajin shtator, ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë, të dyja me rezultatin 1-0.
Këto suksese kanë ndikuar që Kuqezinjtë të ngjiten nga vendi i 68-të në të 66-in në ranglistën zyrtare të FIFA-s.





