Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Takimi do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin “St. Jakob Park”, ku të gjitha biletat janë shitur dhe pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët shqiptarë.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se skuadra nuk ka frikë nga Zvicra. “As ata nuk do të kenë frikë nga ne, por do të ketë respekt të ndërsjellë njësoj si me çdo kundërshtar tjetër,” tha ai.
Nga ana tjetër, sulmuesi i Zvicrës, Dan Ndoye, në një intervistë për Klan Kosovën, u shpreh se Zvicra është e gatshme për ndeshjen dhe e vlerëson Kosovën si një kundërshtar të fortë në këtë fazë të grupeve.




