Kosovë – Shqipëri, skenari që mund t’i vë përballë
K

Kosovë – Shqipëri, skenari që mund t’i vë përballë

Kosova me 9 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B të Kombeve mbetet e hapur. Ndeshja e radhës dhe e fundit është ajo mes Kosovës dhe Lituanisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por Dardanët tashmë e kanë siguruar vendin e dytë.

Fitorja do i bënte mirë ekipit për ecurinë dhe besimin, ndërsa do të ishte në pritje të vendimit të komisioneve disiplinore. Nëse Kosova mbetet në vend të dytë, mes kundërshtarëve të mundshëm të play-off do të ishte edhe Shqipëria.

Grupi 1 mund të dhurojë një përballje me Shqipërinë, Kosovës. Gjithçka do të rrealizohej në rast se Shqipëria nuk arrin të fitojë ndaj Ukrainës në shtëpi dhe ndeshja mes Çekisë dhe Gjeorgjisë përfundon me barazim.

Shorti për play-off, i cili vendos për ngjitjen ose zbritjen në Ligat e ndryshme do të mbahet më 22 nëntor të këtij viti në orën 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

TË FUNDIT