KQZ-ja siguron zyrat për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore
K

KQZ-ja siguron zyrat për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve në katër komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e sotme ka konfirmuar se janë siguruar zyrat për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat veriore.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se ky proces do të mbahet në hapësirat e objekteve të administratës komunale.

Në fillim të mbledhjes, u prezantua një raport lidhur me përgatitjet për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Me qëllim të funksionalizimit të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, me përkrahjen e komunave përkatëse, janë siguruar zyret në hapësirat e objekteve të administratës komunale”, tha ai.

Në muajin e ardhshëm, qytetarët e katër komunave veriore do t’u drejtohen kutive të votimit, por për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të Veriut.

TË FUNDIT