Krijuesi i Volkswagenit i kishte dy propozime interesante
K

Krijuesi i Volkswagenit i kishte dy propozime interesante

Dizajneri i famshëm italian Giorgetto Giugiaro, i njohur si krijuesi i Volkswagen Golf-it, kishte bërë një paralajmërim të pazakontë që në vitin 1995: veturat po bëheshin tepër të mëdha për rrugët e qyteteve.

Gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimit “Timoni i Artë”, ai kërkoi që gjatësia e veturave të kufizohej në maksimumi 4,50 metra, përfshirë edhe modelet luksoze.

“Vetëm pse dikush paguan më shumë taksa, nuk ka të drejtë të zërë një hapësirë publike një herë e gjysmë më të madhe”, deklaroi Giugiaro.

Ai kishte propozuar gjithashtu vetura të vogla, rreth 2,50 metra të gjata, të cilat nuk do të ishin pronë private, por do të përdoreshin nga qytetarë të ndryshëm përmes kartelave bankare.

Kështu, pas çdo udhëtimi, veturën do ta merrte përdoruesi i radhës dhe qytetet nuk do të kishin nevojë për parkingje të mëdha.

Kjo ide i ngjante shumë sistemit modern të Carsharing-ut, i cili u përhap shumë vite më vonë.

Sot, kur edhe veturat e zakonshme urbane po bëhen gjithnjë e më të mëdha, paralajmërimi i Giugiaro-s për trafikun dhe mungesën e hapësirës duket më aktual se kurrë.

 

 

TË FUNDIT