Kryetari Dida, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të FIA-s
K

Kryetari Dida, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të FIA-s

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), Agron Dida, është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), e cila është duke u mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.

Përveç pjesëmarrjes në Asamble, ku po diskutohet për tema të ndryshme rreth autosportit, Dida ka pasur edhe disa takime me zyrtarë të FIA-s dhe federatave tjera homologe të FASK-ut, me të cilët ka biseduar për auto sportin në përgjithësi dhe mundësinë e bashkëpunimit të FASK-ut me federtatat përkatëse.

Dida është takuar edhe me presidentin e HASK-ut, Robert Markt dhe delegacionin e Shqipërisë.

Në fakt edhe Asambleja në përgjithësi është duke u marrë me këto tema, mobilitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar mes federatave të ndryshme anëtare të FIA-s. Kulmi i Asamblesë do të jetë zgjedhja e Presidentit të FIA-s, post që pritet ta mbajë edhe për katër vjet  Mohammed Ben Sulayem, i cili nuk ka kundërkandidat.

TË FUNDIT