Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vizitoi sot stendën e Kosovës në panairin ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2025.
Bashkë me alpinisten nga Kosova, Uta Ibahimi, ministrja Kumbaro solli në vëmendje potencialin e madh turistik që ofron gjithë zona malore e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Nuk mund të mos ndalesha te stenda e Kosovës në ITB Berlin, vendit ku kemi gjysmën e zemrës me male, bjeshkë të bukura e çika si Uta Ibrahimi që i shndërrojnë ekspeditat në përvoja frymëzuese e të paharrueshme për këdo që u bashkohet”, tha ajo.
Kumbaro theksoi se stenda e Kosovës ofron një nga ofertat më fantastike të turizmit malor.
“Me Uta Ibrahimin që të bën që malet t’i jetosh me zemër”, tha ajo.




