Kupa e Kosovës, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot
K

Kupa e Kosovës, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

 Kupa e Kosovës vazhdon sot me ndeshjet e 1/8 së finales, ku tre duele shumë interesante pritet të mbajnë tifozët në tension deri në fund.

Takimet zhvillohen në Gjilan, Vushtrri dhe Mitrovicë, dhe të gjitha fillojnë nga ora 13:00.

Sfida kryesore e ditës luhet në Gjilan, ku skuadra vendase do të presë Lirinë e Prizrenit, një përballje që pritet të ofrojë shumë emocione dhe gola.

Një tjetër duel i fortë zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’, ku Trepça ’89 do të përballet me Malishevën, duke sjellë një përballje të barabartë mes dy ekipeve që luftojnë për çerekfinale.

Nga Liga e Parë, dy skuadra, Vushtrria dhe Vëllaznimi, do të takohen në stadiumin ‘Ferki Aliu’, me një qëllim të qartë: të sigurojnë kalimin në rundin e ardhshëm të Kupës.

Të tre ndeshjet e sotme pritet të jenë shumë të ndjekura dhe mund të sjellin surpriza në fazën e 1/8 së finales. /AutoPortali

TË FUNDIT