Kurti paralajmëron mërgatën: Evitoni Serbinë, mund të ndaloheni pa arsye
K

Kurti paralajmëron mërgatën: Evitoni Serbinë, mund të ndaloheni pa arsye

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur mbrëmë bashkatdhetarët në një event në objektin e Qeverisë. Në fjalimin e mbajtur, Kurti ka akuzuar Serbinë se vazhdon të sillet si një “fqinj i keq” ndaj Kosovës, duke tentuar ta pengojë zhvillimin dhe ta destabilizojë vendin.

“Institucionet e sigurisë dhe të inteligjencës së Republikës së Kosovës janë duke u kundërvënë tërë kohën, cep më cep, suksesshëm,” theksoi ai.

Kurti gjithashtu u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe, shkruan AutoPortali.

“E pikërisht sukseset tona e bëjnë Beogradin zyrtar agresiv dhe nevrik. Prandaj, ftoj të gjithë bashkatdhetarët që të shmangin kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë,” u shpreh Kurti.

TË FUNDIT