Kush është 18-vjeçari që sezonin e ardhshëm do të jetë i vetmi pilot i ri në Formulën 1?
K

Kush është 18-vjeçari që sezonin e ardhshëm do të jetë i vetmi pilot i ri në Formulën 1?

Arvid Lindblad, një talent 18-vjeçar nga programi Red Bull Junior, do të jetë i vetmi debutant në Formulën 1 në sezonin 2026, pasi Racing Bulls e ka konfirmuar si pilot të ri përkrah Liam Lawson-it. Ai zëvendëson Isack Hadjar-in, që kalon te ekipi kryesor i Red Bull-it.

I lindur në Angli nga baba suedez dhe nënë indiane, Lindblad filloi garat në karting në moshën 5-vjeçare dhe shumë shpejt u shqua në kampionatet britanike dhe europiane. Në vitin 2021 fitoi WSK Euro Series dhe iu bashkua Red Bull Junior-it në moshën 13-vjeçare.

Në karrierën e tij të shpejtë, ai ka shkëlqyer në çdo kategori: në 2023 u rendit i treti në F4 italiane, në 2024 bëri histori në F3 si fituesi më i ri ndonjëherë, ndërsa në 2025 në debutimin në F2 siguroi tre fitore dhe përfundoi sezonin i gjashti.

Pjekuria dhe aftësia për t’u përshtatur e bënë Lindblad-in të fitojë Superlicencën edhe para ditëlindjes së 18-të, duke e lejuar të garojë në FP1 me Red Bull në Silverstone dhe Mexico City.

Tani, pas vetëm dy vitesh nga F4 në F1, ai është gati për debutimin e tij në 2026 me Racing Bulls.

TË FUNDIT