FC Prishtina ka vazhduar ofensivën në merkato me një tjetër transferim të rëndësishëm para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
Klubi i kryeqytetit ka zyrtarizuar sulmuesin premtues portugez.
21-vjeçari pritet të sjellë një dimension të ri në repartin ofensiv të bardhekaltërve, me shkathtësinë, teknikën dhe instinktin e tij për të shënuar gola.
FC Prishtina kishte publikuar një video prezantim të lojtarit, mirëpo duke lënë pikëpytje se kush është lojtari që I është bashkuar skuadrës së kryeqytetit.
Mirëpo, AutoPortali kishte mësuar se emri i tij është Luis Mota dhe vie nga Portugalia, ndërsa gatë karrierës së tij ka qenë pjesë e FC Porto-s.
LEXO EDHE:
Më parë pjesë e Portos, ky është transferi i ri i FC Prishtinës
Në njoftimin zyrtar të klubit, Prishtina thekson se Mota është një lojtar me potencial të madh, që mund të bëjë diferencën në ndeshjet vendimtare.
“𝐋𝐮𝐢𝐬 𝐌𝐨𝐭𝐚, është përforcimi ynë më i ri që i bashkohet ekipit për sezonin e ri.
Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses” – thuhet në njoftimin e FC Prishtinës. /AutoPortali.


                                    

