Ky është numri i martesave dhe divorceve më 2024
K

Ky është numri i martesave dhe divorceve më 2024

Martesa ka qenë gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e kulturës dhe traditës kosovare, ngjashëm edhe këtë vit.

Në një periudhë 9 mujore, kurorëzimet kanë shënuar një numër të konsiderueshëm në gjithë vendin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2024, 13 mijë e 353 çifte kanë vendosur të formalizojnë lidhjen e tyre me kurorëzim.

Numër më të madh të kurorëzimeve ka pas gjatë muajit nëntor, ku vetëm gjatë këtij muajit dashurinë e kanë kurorëzuar 2 mijë e 175 çifte, ndërsa më së paku kurorëzime ka pasur gjatë muajit qershor me vetëm 1, 029 sosh.

Gjatë muajit shtator janë kurorëzuar 1 mijë e 312 çifte, muaj ky tek i cili dominon Komuna e Prishtinës. Vetëm në kryeqytet janë kurorëzuar 153 çifte, jashtë Kosovës janë kurorëzuar 102 shtetas kosovarë ndërsa asnjë kurorëzim nuk është realizuar gjatë shtatorit në Ranillug e Partesh.

Martesat jo gjithmonë shkojnë ashtu siç duan çiftet, ato dinë të kenë kriza të ndryshme të cilat pasojnë më shkurorëzim. Divorcet gjatë viteve të fundit janë vendosur në një problematik tjetër në vend. Numri i madh i problemeve tek çiftet ka ndikuar që ndarja të jetë ndër opsionet e para tek ta.

Vetëm gjatë periudhës janar-shtator 2024, në Kosovë janë divorcuar 1 mijë e 255 çifte, 155 prej tyre në janar ndërsa më së paku ka pasur në prill me vetëm 112 sosh, shkruan lajmi.net.

Gjatë muajit shtator janë divorcuar 152 çifte, ndërsa komuna që prin me numrin më të madh të ndarjeve është Prizreni me 15 sosh.

Komunat me shumicë serbe, Ranilluga, Parteshi, Zubin Potoku, Zveçani, Shtërpca, Novobërda e Leposaviqi nuk kanë asnjë çift të shkurorëzuar gjatë muajit shtator të vitit 2024.

Numri i kurorëzimeve dhe shkurorëzimeve gjatë këtij viti reflekton një realitet kompleks shoqëror.

Derisa shumë çifte vendosën t’i japin jetë premtimeve të përjetshme përmes kurorëzimit, të tjerë zgjodhën t’i japin fund martesave të tyre. Këto statistika na kujtojnë se martesat janë të ndërtuara mbi sfida, por gjithashtu na ofrojnë një pasqyrë të sinqertë të ndryshimeve në dinamikën familjare dhe shoqërore.

Mes kurorëzimeve që festojnë fillimet e reja dhe shkurorëzimeve që simbolizojnë fundin e një kapitulli, mbetet shpresa se secili vendim shërben për të ndërtuar një jetë më të mirë për individët dhe familjet e tyre.

Nga këto divorce shpesh -herë pasojat më të mëdha sociale i vuajnë fëmijët. Ka nga prindërit që zgjedhin të mos mbajnë fare përgjegjësi ndaj tyre, e të tilla që duhet të luajnë dy role të prindërve për t’u kujdesur më pas për ta, shkruan Lajmi.net.

Por në mesin e shumë problemeve tek çifteve është edhe dhuna psikologjike e fizike, gjë të cilën s’do të duhej ta pranonte as ta lejonte asnjëra palë.

TË FUNDIT