LA Lakers u mundën 119-118 në sekondën e fundit nga Orlando, duke humbur një shans të mirë për të kapur kreun në Perëndim.
Franz Wagner me 37 pikë e 11 asistime ishte lider për mysafirët, duke i bërë të pavlefshme 70 pikët e dyshes Davis-James.
Fitore ka shënuar edhe Charlotte, që mundi 123-121 Detroitin, në fund të një ndeshjeje të ekuilibruar. Brandon Miller me 38 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit.
San Antonio fitoi 126-118 ndaj Utah Jazz, duke ngjitur disi shkallët në renditje. Tetë basketbollistë të Spurs kaluan kuotën e 10 pikëve.
Nuk zhgënjeu Toronto, që në shtëpi fitoi 110-105 ndaj Minnesota, sfidë ku protagonist ishte RJ Barrett me 31 pikë.
Rezultatet:
Charlotte – Detroit 123-121
Toronto – Minnesota 110-105
San Antonio – Utah Jazz 126-118
Lakers – Orlando 118-119



