Piloti i McLaren, Lando Norris, ka zbuluar katër pilotët e tij të preferuar të të gjitha kohërave në Formula 1, në një video të publikuar nga ekipi i tij.
Norris përzgjodhi katër kampionë bote që i ka ndjekur gjatë fëmijërisë. Në krye të listës vendosi dy pilotë britanikë: Lewis Hamilton dhe Jenson Button, të cilët i ka pëlqyer që i vogël dhe që e kanë frymëzuar.
Për dy vendet e tjera, ai zgjodhi emra nga e njëjta periudhë që ai ka përjetuar si tifoz. I treti në listë është Sebastian Vettel, për të cilin Norris tha se është një person i mrekullueshëm dhe një pilot i veçantë, që dominonte kur ai filloi kartingun.
Ndërsa i katërti është Fernando Alonso, të cilin Norris e ka ndjekur që i ri dhe me të cilin ka qenë edhe shok skuadre te McLaren. Ai e vlerësoi spanjollin si një person me karakter të mirë dhe një pilot të shkëlqyer.

Sipas Norris, kombinimi i personalitetit dhe talentit i bën këta katër pilotë ndër më të mirët në historinë e Formula 1.



