Largohen materialet e rrezikshme nga ndërtesa që u përfshi nga zjarri në lagjen Kalabria
L

Largohen materialet e rrezikshme nga ndërtesa që u përfshi nga zjarri në lagjen Kalabria

Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë punën për largimin e pjesëve të djegura dhe të dëmtuara të kulmit të një ndërtesë shumëkatëshe në rrugën “Ali Vitia” në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, të cilat po paraqesin rrezik për kalimtarët dhe banorët e asaj zone, transmeton AutoPortali.

Ndërhyrja po realizohet në koordinim të plotë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspeksionit dhe Policinë e Kosovës, me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të ndonjë incidenti të mundshëm, ka njoftuar kjo drejtori në rrjetin social në Facebook.

Autoritetet kanë bërë thirrje për qytetarët që të shmangin kalimin pranë kësaj zone derisa të përfundojnë punimet, për të minimizuar çdo rrezik të mundshëm.

Komuna njofton se ekipet do të jenë në terren deri në largimin e plotë të të gjitha materialeve të rrezikshme. /AutoPortali

TË FUNDIT