Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka shkëlqyer në Lojërat Universitare Botërore që po zhvillohen në Rhine-Ruhr, Gjermani, duke arritur deri në finale.
Në gjysmëfinale, Laura mposhti me një paraqitje dominuese italianen Flavia Favorini, duke treguar forcën dhe teknikën e saj të lartë, shkruan AutoPortali.
Tashmë, xhudistja kosovare do të ndeshet në finale me japonezen Narumi Tanioka, një sfidë që premton spektakël dhe luftë të fortë për titullin e kampiones universitarë.




