Leclerc beson që Ferrari është gati të rikthehet në majë
L

Leclerc beson që Ferrari është gati të rikthehet në majë

Në ditën e dytë të testimeve parasezonale në Bahrein, para nisjes së sezonit të ri të kampionatit Formula 1, më i shpejti ishte Charles Leclerc.

Piloti i Scuderia Ferrari regjistroi kohën më të mirë (1:34.273), duke lënë pas rivalët.

Lando Norris nga McLaren, i cili ishte më i shpejti ditën e parë, u rendit i dyti me gjysmë sekonde më shumë, ndërsa i treti ishte Oliver Bearman nga Haas F1 Team, surprizueshëm pranë dyshes kryesuese.

George Russell me Mercedes-AMG Petronas Formula One Team përfundoi i katërti, vendi i pestë i takoi Isack Hadjar me Red Bull Racing, ndërsa i gjashti ishte Gabriel Bortoleto me Audi F1 Team.

Norris realizoi më shumë xhiro – 149, dhjetë më shumë se Leclerc, duke treguar se skuadrat po testojnë paralelisht si qëndrueshmërinë, ashtu edhe shpejtësinë e makinave.

Dita nuk kaloi pa probleme: Mercedes dhe Red Bull patën vështirësi teknike në sesionin e mëngjesit. Andrea Kimi Antonelli pati probleme me motorin, ndërsa Hadjar me hidraulikën, por të dy ekipet arritën t’i zgjidhin dhe vazhduan testimet pasdite.

Testimet përfundimtare parasezonale zhvillohen nga 18 deri më 20 shkurt në Bahrein, ndërsa sezoni i ri i Formula 1 nis më 8 mars me Çmimin e Madh të Australisë në Melbourne.

TË FUNDIT